Cifti i ri në Big Brother/ Beniada puth Donaldin

Një javë para finales në shtëpinë e Big Brother kanë plasur puthjet. Beniada dhe Donaldi kanë krijuar shumë miqësi me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të “Big Brother”.

Madje ishte Beniada ajo që i qëndroi pranë Donaldit, kur ai u distancua nga pjesa tjetër e banorëve pas sherrit që pati me Einxhelin.

Ditën e sotme teksa bënte punët e shtëpisë, Beniada i dhuroi një puthje Donaldit dhe komentuesit në faqen e “Big Brother” nuk i kanë kursyer komentet.

“Ka kimi midis këtyre të dyve”, shkruan një komentues, “Shkoni shumë ju dy”,”Këta du janë bërë për njëri-tjetrin”, shkruajnë të tjerë.

Por, ka dhe nga ata që paralajmërojnë Triksën të ketë kujdes, sepse sipas tyre “Ç’do mbjellësh, do korrësh”, referuar lidhjes mes saj dhe Donaldit.

Për momentin nuk dimë të themi nëse ka diçka që fshihet pas puthjes mes Donaldit dhe Beniadës, por vërtet që kanë shumë kimi mes tyre.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.