Na habiti ky/ Donaldi i shkruan letër Borës…

Duke qenë se të gjithë ata kanë kaluar më shumë se 100 ditë brenda shtëpisë duke takuar shumë rrallë familjarët ose miqtë e tyre,

“Vëllai i Madh” e di se mund të kenë shumë gjëra që ata dëshirojnë t’ja thonë dikujt që jeton jashtë mureve të shtëpisë së “Big Brother”.

Për këtë arsye ata do të kenë mundësinë të shkruajnë një letër drejtuar një personi jashtë. Në zarf kanë laps dhe letër dhe këtë letër që ata do të bëjnë do e marri personi për të cilin i drejtohet.

Nga zërat që po qarkullojnë lart e poshtë, thuhet se Donaldi këtë lëtër ia ka shkruar pikërisht Borës, ish-të dashurës së tij, të cilën e la për Beatrix.

Nuk dihet ende çfarë i ka shkruajtur, i ka kërkuar falje, apo diçka tjetër, por fakti që ka vendosur t’i shkruajë letër, do të thotë se ndoshta është bërë pishman për mënyrën si vendosi të ndahej aq papritur nga ajo.

Me siguri që letra e Donaldit do të diskutohet në spektaklin e sotëm në ‘BBV’, po ashtu edhe letrat e banorëve të tjerë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.