Lotët e një nëne që kërkon ndihmë, dy fëmijët e saj po humbin dritën e syve

Shefqeti është 15 vjeç, ndërsa vëllai i tij Arjoli 13 vjeç. Të dy këta vëllezër po humbin gradualisht shikimin.

Prej kohësh tashmë, të dy vëllezërve i është vështirësuar ndjeshëm jeta, pasi pa dritën e syve kanë nevojë për ndihmën e nënës apo të familjarëve që të mund të lëvizin. Jeta është bërë shumë e vështirë për ta, ndërsa nëna e adoleshentëve tregon se frika e saj më e madhe duket sikur është afër.

“Më dhimbsen kur i shoh kështu… kam frikë se ata do ta humbin shikimin”, thotë mes lotëve nëna e Arjolit e Shefqetit.

Të y vëllezërit mund të kurohen, e tu rikthehet shikimi. Babai i tyre nuk sheh më, por së bashku me të shoqen i luten shqiptarëve për ndihmë, që fëmijët e tyre të mos mbeten pa dritën e syve.

VIDEO

Nëse ju pëlqeu ky artikull ju lutem Shpërndajeni me shoqërinë tuaj në facebook! per ti ndihmuar sa ma shpejte

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.