Dalina flet hapur/ Ja arsyet pse Donaldi do fitojë Big Brother Vip…

Edhe një javë ka ngelur nga finalizimi i “Big Brother VIP”. Të premten më 18 shkurt mbahet finalja e reality-show që ka mbërthyer shqiptarët para ekranit për 4 muaj. E teksa countdown-i ka nisur, ethet e garës janë bërë më të forta dhe njerëzit kanë nisur të aludojnë për fituesin.

Edhe mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” janë bërë parashikime rreth fituesit të madh të “Big Brother VIP”. Dalina Buzi tha se sipas mendimit të saj, Donaldi ka më shumë popullaritet.

“Është Donaldi ai që do fitojë “Big Brother VIP”. Online është shumë i populluar, por edhe për gjithë emocionet dhe dramat që u ka dhënë njerëzve këtë edicion, Donaldi e meriton.”- tha ajo.

Nderkohe, dy opinionistët e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari, janë futur sonte brenda shtëpisë. Ishte një ide e produksionit për të ftuar personazhe kryesisht konkurentë.

Por kjo do të ketë një kosto për çmimin pasi për çdo të ftuar do jepen nga 500 deri në 2500 euro. Gjithsesi Arbri dhe Balina e bënë ‘qokën’ sipas traditës.

Sapo pinë kafen, ata lanë nga 5 mijë lekë të vejtra nën filxhan. Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku po konsumojnë darkën së bashku me banorët e më pas do të dalin sërish jashtë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.