Banesa e re e Arjola Demirit kushton sa 2 trofe të “Big Brother VIP”, zbulohet shifra marramendëse

Para pak ditësh, Arjola Demiri iu bë një nga surprizat më të mëdha që kemi parë ndonjëherë në televizionet shqiptare.

Apartamenti luksoz eshte në një nga zonat më elitare në Tiranë, tek rezidenca Kodra e Diellit, një zonë shumë luksoze.

Kur e prezantoi dhuratën, Arbana përmendi që ishte një apartament gjigant, pasi Arjola është vetë e katërta bashkë me tre fëmijët e saj.

Emisioni “n’Zoom” ka zbuluar ekskluzivisht nga burime konfidenciale se shtëpia e Arjolës ka kushtuar plot 200 mijë euro.

Arjola doli më shumë e fituar nga shtëpia e Big Brother Vip, pasi fitoi një shtëpi dhe nuk ishte aspak e mërzitur dhe pse nuk doli në finalen e madhe.

You may also like...