Rrëfimi prekës i një babai: Humbëm djalin 17 muajsh, kishte gëlltitur një…

Familja e një djali 17 muajsh u shkatërrua kur mësoi nga mjekët se i biri, s’mund të shpëtohej.

Djali 17 muajsh ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik. Babai i vogëlushit kujton se kishte çuar të birin për të fjetur. Më tutje ai me të shoqen kishin qëndruar në dhomën e ndenjes me tre fëmijët e tyre, të cilëve u kishin blerë disa dhurata. Pak më vonë, çifti shkon të shohë djalin. Vogëlushi ishte i shtrirë në kurriz dhe po merrte frymë në mënyrë të çuditshme. Prindërit tronditen kur kuptojnë se i biri ndodhej në gjendje të rëndë.

“Frymëmarrja e tij…ngjyra e fytyrës i kishte ndryshuar. Na zuri paniku. Morëm në telefon ambulancën. Mjekët e urgjencës i dhanë oksigjen.”-kujton babai i vogëlushit.

Me të shkuar në spital, mjekët u përballën me një situatë të vështirë. Djali ishte në grahmat e fundit..

“Kur shkuam në spital, mësova se im bir po bëheshin gati për ta ringjallë. Pësova shok… Djalit kishte nisur t’i dilte gjak. Doktorët më treguan se nuk e kuptonin se nga vinte, por sipas tyre gjaku kishte aciditet.”-kujton babai.

Mjekët më tutje i thanë se duhej të shkonte në një spital më të specializuar, ose në të kundërt, do të ndërronte jetë.

Testimi e analizat zbuluan se një gropëz afro 20 milimetra ishte bërë pranë zemrës së tij. Gropëza ishte shkaktuar nga një bateri e vogël (kopës) e cila kishte mbetur në ezofagun e vogëlushit.

Mjekët e operuan djaloshin. Ndërhyrja zgjati 12 orë, por ai vijonte të kishte gjakderdhje…

Babai i tha BBC-së: “Mjekët na treguan se djali kishte pësuar dëmtim në tru. Nisi me këtë, për të shkuar më tutje me lajmin se organet, trupi i tij po fikej. Na thanë se kurrë nuk do të mund të hante, përveçse përmes një tubi dhe se fyti tij ishte djegur thuajse plotësisht.

Ai luftoi shumë, por dëmtimet në trupin e tij të vogël ishin të mëdha. Unë e ime shoqe e lamë, i premë flokët dhe qëndruam pranë tij… më tutje ata fikën makineritë”

Djali ndërroi jetë… babai i vogëlushit i tregoi BBC-së se e ktheu përmbys shtëpinë, derisa zbuloi një lodër, të cilës i mungonte një nga tre bateritë kopsa. Ai beson se ishte pikërisht ajo bateri që i mori jetën të birit.

Prindërit kanë kërkuar tashmë përmes një peticioni, që këto lloje baterish të hiqen fare nga qarkullimi, kur fjala vjen tek lodrat e fëmijëve.

Edhe mjekët e kirurgët në vend, shpesh herë kanë paralajmëruar prindërit që t’i trajtojnë këto lloje baterish sikur të jenë helm dhe t’i mbajnë larg fëmijëve.

“Këto bateri nuk janë vetëm tek lodrat e fëmijëve, por kudo… e mbase fëmijëve u duket si një ëmbëlsirë, kur lodrat që kanë të tilla janë defektoze, është sikur t’i japësh një armë të mbushur fëmijës.”-shpjegoi babai.

You may also like...