“Shpresa vdes e fundit” Rrëfimi i babait shqiptar, kërkon prej 16 muajsh vajzën e zhdukur në Greqi

Plot 16 muaj në kërkim të të bijës, Artemisës. Kjo është historia e një çifti shqiptarësh në Greqi (Koropi), që prej 1 viti e gjysëm nuk dinë asgjë për fatin e vajzës së tyre 19 vjeçare.

Vajza u pa për herë të fundit në tetor 2020, ku një kamera sigurie e pikasi teksa priste autobusin. Ajo kishte dalë për një intervistë pune dhe që nga ajo kohë, askush nuk ka mësuar më lajme prej saj. Autoritetet nisën punën kërkimore dhe pistat kanë qenë të shumta, që nga rrëmbimi për arsye prostitucioni, e deri tek vdekja e mundshme e saj.

Së fundmi një emision i njohur në Greqi (“Dritë në tunel”) solli disa intervista e dëshmi të reja në lidhje me zhdukjen e 19 vjeçares. Mes tyre, rrëfimin e babait të Artemisës.

Me lot në sy, babai tregoi se shpresa vdes e fundit dhe se ai beson se e bija është ende gjallë.

“Mendoj, pse të na ndodhte neve kjo… ne e dimë se çfarë po kalojmë, çfarë sprove të madhe. Çdo ditë aty e kemi mendjen, lutemi që ajo qoftë të na bëjë një telefonatë…se shpresa vdes e fundit.

E dhëna e fundit që morëm është nga një shoqe e gruas sime. Bëhej fjalë për një zonë në Kaminia. Na treguan një vend ku ishte gërmuar, na thanë të kërkojmë aty (për trupin). Shkuam atje me policinë. Dheu ishte me të vërtetë i sapogërmuar, por fatmirësisht, nuk gjetëm gjë (për vajzën) atje.

VIDEO

Ne besojmë se vajza është gjallë, diku. Do të jetë 21 vjeçe sot… unë jam i bindur se dikush e ka rrëmbyer në rrugë. Shpresoj që të vlejë, ai version që thotë se vajza është njohur e arratisur me një djalë.

Unë nuk e besoj versionin e arratisjes me një djalë. Vajza ishte njeri i qetë dhe kurrë nuk na kishte dhënë një indicie të tillë. Ne kemi kërkuar, që të hetohet edhe djali me të cilin kishte lidhje, pasi që nga momenti që njohu atë, ndryshuan gjërat”-tha babai i Artemisës.
Një grua, e identifikuar si Georgia, tregoi për emisionin se beson se vajzën e ka parë një ditë pas lajmit për zhdukjen e saj.

“Ishte ora afro 6 e gjysëm e mëngjesit, kur në një kryqëzim, pashë një vajzë brune me karakteristikat e Artemisës. Fillimisht nuk i dhashë shumë rëndësi. Ajo kishte veshur pantallona të zeza, një bluzë të bardhë dhe me vete kishte një çantë shpine. S’jam plotësisht e sigurt se ishte ajo, por vajza që pashë i përshtatej identifikimit të Artemisës. Shkova në polici dhe dëshmova çfarë pashë. Shpresoj shumë që të gjendet shëndoshë e mirë.”-tregoi gruaja.

https://shqiptaretpershqiptaret.info/shpresa-vdes-e-fundit-rrefimi-i-babait-shqiptar-kerkon-prej-16-muajsh-vajzen-e-zhdukur-ne-greqi/?%3F%3F&fbclid=IwAR1EUsoRWNhEGUfZ4jnZcSVxOXmMVC4z81KLAKu4xgHoN1UFx5Vvr50QoHI

ju lutem Shpërndajeni me shoqërinë tuaj në facebook! per hire te babait te vajzes

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.