Einxhel i jep Donaldit lajmin e keq për Beatrix/ Ai thotë unë s’di gjë…

Iliri, Donaldi dhe Einxheli kanë folur së fundmi në lidhje me Beatrixën, e cila refuzoi të hynte në Big Brother VIP për të darkuar me banorët finalistë. Ata mendojnë se këngëtarja duhej të futej në BBV.

Kjo ishte ngjarja më delikate e ditëve të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. E prekur nga disa batuta të Salsano Rrapit me Ermal Mamaqin, këngëtarja e njohur nga Kosova nuk ka pranuar të flasë me Donaldin gjatë një darke të kërkuar nga banorët.

Iliri: “Për mua Trixa duhet të kishte ardhur mbrëmë”. Donaldi ia kthen i mërzitur: “Varja po hë”. Einxhel i jep një informacion shtesë Donaldit, i cili nuk e kishte kuptuaar mirë: “Po nuk ka qenë këtu pra, nuk është fare në Shqipëri”.

Donaldi: “Unë pyeta po nuk dhanë informacion”. Einxhel vijoi: “Arbana e tha dje kur thashë unë le të niset me taksi të vijë, qeshi dhe tha duhet të vijë me avion”.

Kujtojmë se mbrëmjen e pardjeshme Arbana u komunikoi banorëve se Beatrix ishte mërzitur nga biseda e Ermalit, Donaldit dhe Salsanos, prandaj kishte refuzuar ftesën.

Finalja e madhe do të jetë më 18 shkurt, edhe 5 ditë. Finalistët e programit janë Donaldi, Iliri, Einxhel dhe Beniada. Kush do të fitojë?

You may also like...