Rusët kanë publikuar pamjet sekrete të shpërthimit bërthamor 3333 herë më të fuqishëm se Hiroshima, arma më e fuqishme në botë deri më sot (VIDEO)

Autoritetet ruse kanë publikuar disa pamje të rralla të shpërthimit më të madh bërthamor që është realizuar ndonjëherë, i shkaktuar nga bomba “Car” që u testua në Detin Barnet në vitin 1961.

Pamjet të konsideruara sekrete deri më tani, tregojnë impaktin që ka shkaktuar bomba 50 megatonëshe e cila shpërtheu me fuqinë që do të kishin, 50 milionë tonë eksplozive konvecionalë, ose e thënë ndryshe ishte 3333 herë më e fuqishme se bomba e Hiroshimës.

Kamerat janë të pozicionuara disa milje larg vendit të shpërthimit dhe janë përshtatur që flash i bombës të mos i verbonte.

Pamjet janë mbajtur sekret nga Kremlini për 6 dekada dhe u shfaqën në 20 gusht nga agjencia bërthamore ruse Rosatom me rastin e 75 vjetorit të krijimit të saj.


Nëse ju pëlqeu ky artikull ju lutem Shpërndajeni me shoqërinë tuaj në facebook!

You may also like...