E humbur që prej 2019-tës, vogëlushja 4- vjeçare gjendet e gjallë, prindërit e kishin fshehur në bodrumin e shtëpisë

Një vogëlushe 4-vjeçare e cila ishte rrëmbyer nga prindërit e saj në korrik të 2019 pasi kishin humbur kujdestarinë, u gjet gjallë në shtëpinë e tyre e fshehur në një dhomë të improvizuar poshtë shkallëve.

Paislee Shultis u rrëmbye në vitin 2019 kur ishte 4 vjeç nga shtëpia e kujdestarit të saj ligjor në Cayuga Heights të New York. Më herët gjatë këtij viti, ajo ishte hequr nga kujdestaria e prindërve të saj biologjikë, Kim Cooper dhe Kirk Cultis.

Këtë të hënë policia e Saugerties mori disa të dhëna të besueshme se vajza e vogël ndodhej me prindërit e saj. Ata shkuan për verifikim edhe pas kontrolleve gjetën vajzën të fshehur në dhomën e improvizuar poshtë shkallëve dhe për këtë arsye arrestuan Kim Cooper dhe Kirk Cultis dhe babain e këtij të fundit.

Shultis dhe Cooper u gjetën të fshehur në një dhomë të errët dhe të lagësht pasi oficerët hoqën dërrasat e shkallëve. Vajza u dërgua në spital për ekzaminim dhe u konstatua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Më vonë ajo u lirua dhe u bashkua me motrën e saj më të madhe.

You may also like...