Ndërron Jetë 27 Vjeçari, Ishte Djali I Vetëm I Familjes

Ka vdekur i riu Drinor Gashi, pasi po vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai para dy javësh u dërgua për trajtim në një spital në Turqi.

Lajmin për vdekjen tij e ka bërë të ditur Adnan Hyseni, udhëheqës i Fondacionit “Avni Hyseni”.

“DRIN vëlla na fal dhe na e paqe bo edhe hallall se Allahu të deshi më shumë se na edhe pse u munduam e u bëmë bashkë me krejt shqiptarët si një trup po nuk mundëm ashtu siç deshëm e siç edhe e meritove se ti kishe shumë ëndrra e Gjilani dhe Kosova kishte nevojë për ty vëlla”, ka shkruar Hyseni.
Drini ka qenë i vetmi djalë i familjes Gashi.

You may also like...