Stuhia po afron, njoftimi urgjent për qytetarët: Mos i parkoni makinat në këto zona që janë me rrezik të lartë për përmbytje

Shërbimet metereologjike kanë paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta në ditët në vijim në vendin tonë.

Ujësjellësi i Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos parkojnë në zonat që njihen si zona me rrezik të lartë për përmbytje:

Në zonën “Albano&Romina”

Në rrugën e Bibliotekës Publike

Në zonën e Kishës Orthodhokse

Në zonën pranë Universitetit në “Skelë”

Në zona të tjera tashmë të njohura për rrezikun e përmbytjeve

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje me intensitet të shiut mëngjesin e ditës së nesërme, e Mërkurë 16 Shkurt.

Ju bëjmë thirrje të shmangni parkimet e automjeteve qysh sot në darkë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme në rrugët dhe zonat nevralgjike, që njihen si me risk të lartë për përmbytje:

Në zonën “Albano&Romina” ☑️

Në rrugën e Bibliotekës Publike ☑️

Në zonën e Kishës Orthodhokse ☑️

Në zonën pranë Universitetit në “Skelë” ☑️

Në zona të tjera tashmë të njohura për rrezikun e përmbytjeve ☑️

Paralajmërimet e meteorologëve për shira me intensitet, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo problematikë që mund të keni, na shkruani mesazh në faqen tonë zyrtare në “Facebook”: Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlorë.

Jemi në gatishmëri maksimale!

You may also like...