Nami në Vlorë një ditë para finales/ Donald jemi me ty

Na ndajnë vetëm 24 orë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe tensioni sa vjen e shtohet më shumë. Kjo situatë nuk po ndjehet vetëm mes banorëve në shtëpi, por edhe jashtë fansat po lobojnë fuqishëm.

Së fundmi, një banderolë është vendosur në qytetin e Vlorës, në të cilën është fotoja e Donald Veshajt. ‘Vlora është më ty Donald’, shkruhet sipër fotos.

Kujtojmë që bashkë me Donaldin në finale janë Ilir Shaqiri, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira. Nuk na mbetet veçse të presim se kush do të jetë fituesi i çmimit të parë.

Sot është dita e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk kishte se si të mungonin edhe urimet nga finalistët e “Big Brother VIP”.

Donaldi ka zgjedhur të realizojë portretin e Adem Jasharit me shumë entuziazëm. Ai fillimisht i ka kërkuar produksionit t’i sjellë një foto dhe më pas e ka pikturuar me sukses.

Rezultati në fund ishte mahnitës, teksa shoqërohet nën tingujt e këngës “Mora fjalë”, që i dedikohet heroit. Kjo gjë është pëlqyer shumë nga fansat, të cilën e kanë publikuar në rrjetet sociale.

You may also like...