C’po ndodh keshtu/ Romeo dora vete kércenon Meridianin…

Meridian Ramçaj ishte një nga abnorët e BBV. Pas daljes së tij nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Meridiani ka pasur disa përplasje dhe debate të forta, ku një ndër më të komentuarit ka qenë ai me Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit.

I ftuar në një emision televiziv ai zbuloi për herë të parë se ka marrë një telefonatë nga Romeo për t’u takuar, e shton se vetëm pak minuta më pas, ai kishte bërë një status kundër tij, duke mos pritur asnjë sqarim me të.

“Pas një statusi që bëra papritur më erdhi një telefonatë që më kërkoi të takohesha. Absolutisht po i thashë mund të takohemi, se ne veriorët e kemi pak pjesën e krenarisë.

Kjo ishte pjesa më e bukur, iu përgjigja telefonatës me shumë qytetari, dhe pas 30 minutave më ndodhi e njëjta gjë si në shtëpi, pabesia nga mbrapa.

Më pas u bë një status denigrues ndaj meje, dhe u prek ajo pjesa që unë di të reagoj dhe di si t’i nxjerr njerëzit nga vetja. Kush ishte pas telefonit? Romeo, dora vetë!,”– u shpreh Meridiani.

Kujtojmë se sot në darkë është finalja e madhe e Big Brother Vip, ku do zgjidhet edhe fituesi i sezonit të parë, që do të marrë me vete 100 mijë euro.

You may also like...