Shpërthim i madh në Ukrainë, Çfarë po ndodhë atje!?

Disa video janë shpërndarë në mbrëmjen e sotme ku shihet një shpërthim i madh që raportohet të ketë ndodhur në Luhansk të Ukrainës, qendër që udhëhiqet nga separatistët.Një pjesë e një tubacioni gazi pranë Luhanskut, një nga qytetet kryesore në rajonin e shkëputur të Ukrainës, Republikën Popullore të Luhanskut, mori flakë të premten vonë pas një shpërthimi, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar korrespondentët në terren, shkruan theguardian.

Tubacioni u godit nga “një shpërthim i fuqishëm”, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar një furnizues lokal të gazit natyror.

Raporti i ri për një zjarr në tubacion vjen pasi SHBA dhe të tjerët kanë paralajmëruar për incidente të “flamurit të rremë” që mund të përdoren nga Rusia si pretekst për një sulm ndaj Ukrainës.

Kanalet pro-ruse të Telegramit pohojnë se zjarri është rezultat i shpërthyer nga ukrainasit në një tubacion gazi pranë Luhanskut.

VIDEO

You may also like...