Sonte finalja e madhe, zbulohet surpriza e ish-banorëve të Big Brother VIP

Sonte do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP”.Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë katër finalistët, njëri prej të cilëve do të marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Spektakli do të fillojë nga ora 21:00, derisa përgatitjet kanë nisur prej ditësh.

Prezantuesja Arbana Osmani ka premtuar një spektakël të paharrueshëm, ku pjesë do të jenë gjithashtu dhe ish banorët e shtëpisë së famshme, të cilët kanë dhe një surprizë.

Ajo ka publikuar disa pamje nga përgatitjet e fundit në prapaskena të ish-banorëve teksa po bënin prova lidhur me një vallëzim.

You may also like...