Donaldi zemër flori/ Do shtojë 100 mijë euro nga vetja dhe do ndërtojë 4 shtëpi për familjet në nevojë

Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale me anë të një videoje falënderuese për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.

Aktori shprehet se nuk e fitoi “Big Brother VIP Albania”, por ka vendosur që me 100 mijë euro nga xhepi i tij të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.

Ai tha se 2 shtëpi do të ndërtohen në Kosovë ndërsa 2 të tjera në Shqipëri. Teksa e uroi edhe Ilirin për fitoren, Donaldi ftoi balerinin që t’i bashkohet atij për të ndihmuar kombin që e ka mbështetur.

“Unë vërtet nuk e fitova çmimin e madh 100 mijë euro, por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i shtoj nga vetja ime, për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.

Dy shtëpi në Kosovë dhe dy shtëpi në Shqipëri. Sepse është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur.

Patjetër që do kisha dëshirë të ftoja dhe fituesin, të cilit i uroj fitoren, që ndoshta të më bashkohej edhe mua për këtë nisëm, për këtë komb që na ka mbështetur. Kështu që nëse do mund të vish edhe ti me mua.”- u shpreh Donaldi në videon e tij.

TË PËRZGJEDHURA

DONALDI ZEMËR FLORI/ DO SHTOJË 100 MIJË EURO NGA VETJA DHE DO NDËRTOJË 4 SHTËPI PËR FAMILJET NË NEVOJË

TAKIME ME RËNDËSI/ JA PSE MUNGOI DONALDI NË FINALEN E BIG BROTHER…

JA FUTËN SA KRAHU/ DONALDI DHE ROMEO SHERR TË MADH ME PRONARET E TOP CHANNEL

DONALDI HUMB NË BIG BROTHER/ BORA ZEMANI NIS FESTËN ME SHOQET…

NUK FITOI BIG BROTHER/ DONALDI MERR VENDIMIN E PAPRITUR…

OLTI CURRI OFENDON KEQ

You may also like...