Gazetarit kosovar i vie fatura e rrymës 489 euro

Ka disa ditë që nga vendimi zyrtar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në faturat mujore.

Në bazë të këtij vendimi të gjithë qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kWh rrymë në muaj, do të duhet të paguajnë rrymën me rritje të çmimit.

E gazetari Enis Veliu ka publikuar së fundi faturën e energjisë elektrike për këtë muaj.

Aty shihet se rryma i është faturuar rreth 500 euro për një muaj.

“Fatura e fundit 489.18€”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

You may also like...