I ktheu borxhin/ Motra e këngëtares shqiptare degjeneron keq Lori Hoxhën pas fitores së Ilirit…

Ilir Shaqiri u shpall mbrëmjen e djeshme fituesi i “Big Brother VIP” duke marrë çmimin 100 mijë euro. Kjo fitore u duartokti dhe u prit mirë nga miqtë e tij, por në rrjet nuk munguan as thumbat.

Që me hyrjen e balerinit në këtë reality shoë, me producente Lori Hoxhën, publikut shqiptar iu rikthye në memorie “Dancing With The Stars 4” ku trashëgimtarja mori çmimin e parë të cilën ia dha kryetari i jurisë, pikërisht Ilir Shaqiri.

Kjo fitore u diskuta gjerësisht shumë dhe u gjykua nga një pjesë e mirë si e pa merituar për Lorin e cila ishte ne finale përballë Flaka Krelanit e cila vërtetë mahniti me talentin e saj në kërcim.

Prandaj që në fillim, kur publiku mësoi se Iliri ishte një prej banorëve të BBV e “shpallën” fitues duke thënë se Lori Hoxha do t’i kthejë borxhin e 2014-tës.

You may also like...