Qan me dënesë, lutet për të birin 4 vjeç! Lotët e kësaj nëne nga Kosova, të thyejnë zemrën

Lotët e dhimbja ia kanë mbuluar shpirtin. Nuk ka mundësi të shpëtojë dot djalin, një vogëlush veçse 4 vjeçar.

I shoqi mundohet ta ngushëllojë, por e kupton që e ka të pamundur. Zemra e kësaj nëne po del vendit, djali i saj po vuan dhe ajo s’po mundet më të durojë.Noari është 4 vjeç dhe vuan nga një sëmundje e rëndë. Noari vogël qëndron në spital dhe gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm dhe shpejt.

Pak kohë më parë vogëlushi recitonte vjershë për Pavarësinë e Kosovës, por tashmë duket sikur është një tjetër fëmijë. Lotët e të qarat nuk i ndahen, ndërsa trupi i tij i vogël përkulet nga dhimbjet.

You may also like...