Të shpëtojmë jetën e Noarit 4 vjecar nga Kosova!

Të dashur vëllezër dhe motra!

Jeta e përditshme e atyre me më pak fat se ne është një luftë që është e vështirë të kuptohet nga shume prej nesh. Imagjinoni ndjenjën e deshpermimit të një familjeje pa çati mbi kokë, apo të dikujt që nuk mund të sigurojë ushqim, veshje apo nevoja mjekësore për veten dhe fëmijët e tij. Fatkeqësisht, këto janë shqetësime reale në jetën e shumë bashkatdhetarëve tane shqiptarë për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të tyre. Askush nuk dëshiron të jetë në atë pozitë, por fatkeqësisht shumë janë. Misioni ynë është i qarte, tu shërbejme dhe tu ndihmojme sa me shumë vëllezërve dhe motrave tona në nevojë, por misioni ynë nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen tuaj. Ju jeni ata qe mund të siguroni një të ardhme të ndritur për jetimët, shpresë për të pafuqishmit e lehtësim për të sëmurët.
“Permireso një jetë, ndrysho një botë” kjo është filozofia jonë. Vizioni ynë është të fuqizojmë njerëzit dhe t’i aftësojmë ata që të ndihmojnë veten dhe komunitetet e tyre. Le të bashkohemi së bashku e t’i kthejmë lotët e dëshpërimit në lot gëzimi. Ne besojme fort që çdo moment eshte i rëndësishem, sepse cdo dite ka jetë qe ndalojne në pritje te një dore ndihmë.

Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
ju lutem shperndane sa me shume me miqt tuaj ne Facebok

You may also like...