Gërvalla: Kosova e ndalon me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftëra jashtë vendit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, ka diskutuar për politikat në nivel ndërkombëtar dhe situatën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në njoftimin e lëshuar nga ministria, thuhet se Gërvalla ka ritheksuar se Kosova e ndalon me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftëra jashtë vendit.

Ministrja kështu i ka demantuar akuzat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjoja se “Kosova dhe disa pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen terren për krimin…”.
Në takimin e mbajtur sot nga Gërvalla dhe Stjernvall, u bisedua edhe për ngjarjet në vend.

You may also like...