Ju të gjithë duhet ta bëni testin e vitaminës D nëse po i përjetoni këto simptoma…

Ju të gjithë duhet ta bëni testin e vitaminës D nëse po i përjetoni këto simptoma…

Vitamina D është një vitaminë shumë e rëndësishme që ka efekte të fuqishme në disa sisteme të trupit. Ndryshe nga vitaminat e tjera, vitamina D funksionon si hormon – dhe çdo qelizë e vetme në trupin tonë e ka një receptor për të.

Trupi e prodhon atë nga kolesteroli, kur lëkura i ekspozohet dritës së diellit. Kjo vitaminë gjendet edhe në disa ushqime si peshk dhe produkte të qumështit – edhe pse është e vështirë që ta merrni nga ushqimet.

Sasia e rekomanduar ditore e vitaminës D është rreth 400-800 njësi (IU), por shumë ekspertë thonë se duhet të merrni më shumë se kaq, shkruan pergatit.com.

Vlerësohet se mungesa e kësaj vitamine është shumë e zakonshme tek njerëzit. Rreth 1 miliard njerëz në mbarë botën kanë nivele të ulëta të kësaj vitamine në gja.ak. Sipas një studimi të kryer më 2011, 41% e të rriturve në SHBA kanë mungesë të kësaj vitamine.

You may also like...