Po kalonte rastësisht kur pa zjarrin! 32 vjeçari shpëton nënën dhe vogëlushin nga vdekja e sigurt

Rajani ishte vonë për të shkuar në punë. Teksa nxitonte duke udhëtuar me makinë, rastësisht pa një banesesë, nga dritarja e të cilës po dilte flakë. Pa përreth dhe nuk vuri re asnjë automjet të zjarrfikësve. Vendosi të ndalojë.

32 vjeçari më tutje kreu një sërë aktesh, që s’mund të quhen përveçse heroike. Teksa vraponte për të hyrë në shtëpinë që po merrte flakë, shikon të dalin nga dera disa fëmijë, përkatësisht një vajzë 12 vjeçe dhe dy djem 8 e 6 vjeçarë. Fëmijët i thanë 32 vjeçarit se nëna e tyre dhe vëllai i vogël, veçse 4 vjeç, kishin mbetur brenda në shtëpi.

Pa asnjë hezitim, Rajani arrin të hyjë në banesë nga dera e garazhit. Në shtëpi s’dukej asgjë për shkak të tymit. 32 vjeçari shtrihet në tokë dhe nis të zvarritet, kur papritur sheh vogëlushin 4 vjeçar. Rajani merr në krahë fëmijën dhe vrapon jashtë shtëpisë. Hyn sërish brenda, kësaj here për të gjetur nënën e 4 fëmijëve. Arrin ta shohë nënën, 34 vjeçare. Kjo e fundit ishte në gjendje të rënduar. Mezi merrte frymë dhe një pjesë e trupit i ishte djegur.

Me ta nxjerrë gruan nga banesa, Rajani kupton se 34 vjeçarja nuk po merrte frymë. 32 vjeçari nis të kryejë frymëmarrje artificiale dhe kjo e fundit përmendet disi.

Ndërkohë shtëpia kishte marrë plotësisht flakë dhe për të mos rrezikuar, 32 vjeçari merr fëmijët e nënën e tyre për t’i larguar nga flakët. Në këtë moment në vendin e ngjarjes mbërrijnë autoritetet.

Një zyrtar i lartë i policisë së zonës, deklaroi më tutje për median se në 15 vitet e tij në këtë punë, kurrë nuk kishte parë apo dëgjuar për një akt të tillë heroik.

“Kam 15 vjet në polici dhe kurrë nuk kam parë e dëgjuar që një njeri i panjohur të bëjë këtë akt që shumë njerëz as do e çonin ndërmend”

“Nuk ishte vetëm një bekim që ky zotëri ishte në kohën dhe vendin e duhur, por edhe fakti se ai nuk hezitoi të rrezikojë jetën e tij për të shpëtuar një familje të tërë”

E pasi i shpëtoi jetën, 32 vjeçari ndihmoi edhe me para nënën e 4 fëmijëve, duke u blerë disa rroba e sende të tjera të nevojshme për vogëlushët.

You may also like...