Ishte duke ngarë biçikletën, i mituri ukrainas vdiq nga bombat ruse

Në mbrëmjen e djeshme Rusia ka nisur bombardimet në Kiev, duke avansuar makineritë ushtarake pas urdhërit të presidentit rus, Vladimir Putin, për një operacion ushtarak brenda territorit të Ukrainës.

Deri më tani, jo-zyrtarisht, është raportuar për mbi 300 viktima në Ukrainë, si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve nga Rusia dhe ushtarët rusë, transmeton lajmi.net.

Ndër viktimat është edhe një fëmijë i mitur, pamjet e të cilit janë publikuar në rrjetin social Tëitter.

Sipas përshkrimit, i mituri ka qenë duke ngarë biçikletën në rrugë, kur ka gjetur vdekjen si pasojë e bombardimeve ruse.

Kujtojmë se bashkësia ndërkombëtare i ka bërë edhe një herë thirrje presidentit rus për t’u tërhequr nga veprimet në Ukrainë

VIDEO

You may also like...