“Ku t’i fsheh fëmijët… Zot i madh!” Rrëfimet prekëse të ukrainasve, qyteti i tyre po pushtohet nga rusët

Media e huaj ka publikuar disa thirrje dëshpëruese nga qytetarë që jetojnë në Mariupol të Ukrainës, një qytet që ka rëndësi të madhe strategjike dhe është sulmuar tashmë nga ushtria ruse në disa pika.

Shumë qytetarë janë të frikësuar dhe kanë nisur të braktisin shtëpitë e tyre, prej frikës se mund të gjejnë vdekjen për shkak të sulmeve.

“Unë jam e vetme… ku të shkoj, ku të vrapoj? Ku të shkoj ju lutem? Zot i madh!”-thotë mes lotëve e panikut një grua në moshë.

“Ku t’i fshehim fëmijët? Këtu nuk ka streha, është vend i hapur, ku të shkoj?-tregoi një nënë, ndërsa pranë saj mbante fëmijën.

“Duhet të braktisim shtëpitë tona”-tha e shqetësuar një tjetër grua.

VIDEO

You may also like...