NATO implementon nenin 4 – ja çfarë do të thotë kjo për Rusinë

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior po merr hapat e nevojshëm pas situatës së krijuar në Ukrainë.

Rusia ka nisur pushtimin e saj në Ukrainë në orët e hershme të ditës së sotme, duke lënë të vdekur qindra civilë (sipas statistikave jozyrtare).

Pas këtyre ngjarjeve, shtetet (lindore) e NATO-s kanë bërë thirrje që të implementohet neni i 4-të i marrëveshjes së NATO-s.

Por, çfarë thotë neni 4?

“Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej Palëve”, thotë neni 4 i Traktatit të Atlantikut të Veriut, përcjell lajmi.net.

Shtetet anëtare të NATO-s; Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë bërë thirrje që të nisin konsultimet brenda aleancës, bazuar në nenin 4, për situatën në Ukrainë.

NATO është në rrezik nga Rusia, pasi vendet e Baltikut thuhet se mund të jenë synimi i radhës për Vladimir Putinin, pas Ukrainës.

You may also like...