Policia e Kosovës mbyll rrugët ilegale në kufi me Serbinë

policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike në parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe bazuar në kërkesën e Doganës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në zonën kufitare të rajonit të Prishtinës (Podujevë), Mitrovicës Veri (Leposaviq, Zubin Potok) si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut (Viti, Gjilan), ka realizuar operacionin policor në parandalim dhe luftim të kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale.

“Ky operacion policor ka pasur për qëllim, luftimin dhe parandalimin e kontrabandës, mbajtjen e rendit, qetësisë e sigurisë publike si dhe zbatueshmërinë e ligjit.Përveç tjerash Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante të përfshira në këtë operacion policor, ka ndërmarr masat e nevojshme preventive për të parandaluar dhe pamundësuar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga ana e personave të dyshuar, të cilët dyshohet se me mjete të ndryshme kanë shfrytëzuar rrugët ilegale në brezin kufitar që lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë dhe Republikën e Kosovës me Republikën e Maqedonisë së Veriut, për kryerje të aktiviteteve kriminale dhe kontrabanduese”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje është theksuar se në këtë operacion policor janë përdorur të gjithë mekanizmat ligjor, autorizimet dhe kompetencat policore, pajisjet dhe njësitet e ndryshme policore për të zbatuar ligjet pozitive, mbrojtjen e rendit Kushtetues, parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale.

“Angazhimi, përkushtimi drejt realizimit të objektivave strategjike nga Policia e Kosovës do të vazhdojë, për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe krimin transkufitar, me qëllim të krijimit të një klime më të qetë dhe me të sigurt të qytetarëve, e në veçanti të atyre që jetojnë në afërsi të brezit kufitar.

You may also like...