Qeveria në Ukrainë paralajmëron sulm ajror, lëshon kërkesë urgjente për qytetarët
Një paralajmërim për sulm ajror është lëshuar nga Qeveria e Ukrainës në Kiev.
Të gjithë banorëve u është kërkuar që të kërkojnë strehim nëntokësorë.
“Kujdes! Një kërcënim ajror është shpallur në Kiev. Kërkojmë nga të gjithë të ndjekin urgjentisht strehën e mbrojtjes civile”, transmeton lajmi.net.
Sirenat mund të dëgjohen shumë shpejt në të gjithë qytetin e Kievi-it.
Siç raporton CNN tashmë situata është edhe më alarmante pasi pak më parë u raportua se forcat ruse kanë marrë nën kontroll një bazë ajrore pranë Kiev-it