Ushtrisë ruse nuk i intereson, futet edhe në Çernobilin me plot radioaktivitet
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës ka bërë të ditur se forcat ruse janë futur edhe në zonat e ndaluara të Çernobilit, ku dyshohet se ka ende radioaktivitet.
Kështu ka bërë të ditur mediumi Kyiv Post, teksa ka bërë të ditur se forcat e ushtrisë ruse po lëvizin nga jugu për në zona tjera përmes Çernobilit, përcjell lajmi.net.
Shpërthimi i armëve të zjarrit mund të çlirojë rrezatim, sipas raportimeve.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit shkroi në Twitter se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit.
“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin Chernobilin [Centralin Bërthamor]. Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelensky në Twitter.
“Kjo është t’i deklarosh luftë mbarë Evropës”, shtoi ai