E fundit/ Ukraina i jep goditjen fatale Rusisë

foto ilustruese

Forcat e Armatosura të Ukrainës, pretendojnë se kanë eliminuar të paktën 1 mijë ushtarë të Rusisë gjatë luftimeve ditën e sotme.

Sipas ushtrisë Ukrainase, Rusia nuk ka pësuar një numër kaq të madh viktimash gjatë kësaj periudhe luftarake në të gjithë periudhën e ekzistencës së saj në asnjë nga konfliktet e armatosura që ka nisur.

“Sot numri i humbjeve nga forcat pushtuese të Federatës Ruse është më shumë se 1 mijë. Rusia nuk ka pësuar një numër kaq të madh viktimash gjatë kësaj periudhe luftarake në të gjithë periudhën e ekzistencës së saj në asnjë nga konfliktet e armatosura që ka nisur. Besoni në Forcat e Armatosura”- thuhet në deklaratë.

Teksa, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë që më shumë se 1,000 trupa ruse janë vrarë, Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey, u ka thënë ligjvënësve se janë eliminuar më herët 450 ushtarë rusë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë.

Rusia nga ana e saj ka thënë se ka “eliminuar” 200 forca ukrainase dhe ka marrë kontrollin e bazës ajrore Hostomel afër Kievit – dhe 13 ukrainas janë vrarë duke mbrojtur të ashtuquajturin Ishullin e Gjarprit.

You may also like...