Reagon Beatrix pas ndarjes nga Donaldi/ Më tha “humbjen e kam nga ti…

Këngëtarja postoi për disa sekonda në Instagramin e saj një foto ku pohon se është ndarë nga aktori, madje ka dhënë edhe arsyen pse mori këtë vendim.

Ajo shkruan se ai që dashuroi, duke iu referuar aktorit Donald Veshaj, e ka akuzuar se është fajtore për humbjen e tij në BBV.

Ndër të tjera ajo shkroi se të gjithë e kanë gjykuar e ofenduar, por shtoi se “është një vajzë e pafajshme që nuk ndau askënd nga askush” dhe se shpreson që një ditë ta kuptojnë se kë kanë përkrahur.

Megjithëse fotoja që ajo ka publikuar është fshirë shumë shpejt, ndjekësit e saj e kanë ruajtur dhe tani po qarkullon nëpër rrjetet sociale.

“Përshëndetje yjet më të bukur! Besoj që gjithë nga ju e kani parë storyn tim të fundit në Instagram, dhe Po, u ndava nga Donald Veshaj. Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar, por nuk e kuptuat se çfarë ka ndierë kjo vajzë e pafajshme, e cila nuk e ndau askënd nga askush por vetëm dashuroi.

Nuk e pata përkrahjen e juaj, unë luftova për dashurinë, por ai që dashurova më tha “humbjen e kam nga ty”… Unë besoj që të gjithë ju morët atë që dëshiruat, shpresoj që me kalimin e kohës do e shihni se kë person përkrahët dhe kë person gjykuat. Dashuri dhe mirësi për ju”, shkruhet në storyn e publikuar.

You may also like...