‘Mendoj se të dua’/ Donaldi jep sinjalin e parë, dedikim për Beatrix?

Në rrjetet sociale po flitet shumë rreth ndarjes së Beatrx Ramosaj dhe Donald Veshaj, menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

E kur të gjithë presim një reagim nga aktori ai duket se nuk ka ndërmend të prononcohet për këtë temë.

Megjithatë, fansat janë të mendimit se një këngë që ai ka publikuar së fundmi në “Instastory” është mesazh për Beatrix.

Donaldi ka ndarë me ndjekësit e tij një video ku fokuson atletet teksa ndodhet në makinë.

Mirëpo vëmëndje nuk kanë marrë atletet e tij por kënga në sfond.

Bëhet fjalë për këngën “Know You” nga Simi dhe Ladipo dhe në tekst thuhet:

“Dëshiroj vërtet të kaloj një fundjavë (baby), për të treguar këtë gjë që po ndiej/ por vërtet nuk të njoh aq mirë. Ne mund të shkojmë atje nëse ti dëshiron të më kesh, nuk e di. Pse mendoj se të dua, kur nuk të njoh aq mirë”.

Vlen të theksohet se Donaldi e ndjek ende Beatrix në “Instagram” edhe pse ajo e ka hequr.

Nuk dihet sa mundësi ka që ata të rikthehen bashkë, por së fundmi Monika Lubonja që ka qenë e afërt me të dy tha se mund të ketë një dritë jeshile.

Beatrix nuk ka reaguar më rreth asaj çfarë po ndodh.

Pak ditë më parë, ajo postoi një status ku i kishte vendosur një kryq fjalisë “No fake skories” (jo histori të rreme), fjali që ishte si moto e lidhjes së tyre.

Madje, Donaldi stampoi një bluze me foton e tyre dhe këtë fjali krah saj, kur ishte në shtëpinë e “BB VIP”.

“Ja tek e keni, e rregullova”- shkruan ajo, pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë.

Ajo jo vetëm ka hequr Donaldin dhe Romeon nga ky rrjet social, por po ashtu fshiu edhe videon e që postoi rreth surprizës që i bëri Donaldit në finalen e “Big Brother VIP”.

You may also like...