Pamjet e pabesueshme! Ushtari ukrainas nuk pyet për pIumba, del me raketë në krah kundër tankeve rusë (Video)

Trupa ruse vijojnë të pësojnë humbje në Ukrainë. Deri më tani ukrainasit kanë raportuar se kanë eliminuar mijëra ushtarë rus, kanë shkatërruar qindra tanke e helikopterë.

Ndërkohë në mediat sociale shihet se ushtarët ukrainas janë të vendosur që ta çojnë këtë luftë deri në fund për të larguar pushtuesin rus.

Në një video një ushtar ukrainas shihet se mban në krah një raketë hedhës NLAW kundër tankeve të Rusisë. Pavarësisht se në zonë dëgjohen krisma armësh pa fund, ushtari ukrainas çan përpara me raketë në krah në kërkim të tankeve rus për t’i shkatërruar.

Sipas mediave ndërkombëtare, Rusia po pëson humbje të tanke dhe blinda për shkak të raketave anti-tank që Perëndimi furnizoi Ukrainën gjatë javëve të mëparshme. Të tilla janë NLAW britanike dhe “Javelin” të SHBA-ve.

You may also like...