Kujdes makinat, ja kurthi i ri që ngrenë hajdutët, mund ta pësoni

Ndërkohë që shumica punojnë për të siguruar jetën, hajdutët thurin plane se si të bëjnë para pa u lodhur.Planet janë nga më të ndryshmet, nga vjedhjet ordinere deri tek ato më të sofistikuarat, siç është rasti konkret.Një biznesmen sapo kishte dalë nga një bankë e nivelit të dytë në qytetin Adiyaman të Turqisë duke i hipur makinës. Pasi eci disa metra ai konstatoi se goma e pasme e makinës ishte çarë duke ndaluar kështu me qëllim ndërrimin e saj.
Një moment, atij i afrohet edhe një person tjetër duke i premtuar se do t’a ndihmonte. Ndërkohë që ky e mbante me muhabet, tre persona të tjera hapën derën e makinës duke marrë prej aty çantën me disa mijëra euro, disa çeqe dhe ar.Pasi konstatoi se shokët i morën çantën, hajduti që iu afrua sikur do ta ndihmonte bëri sikur po i ndiqte ata ndërkohë që u largua vetë me vrap.Në fund biznesmeni kuptoi gjithçka, megjithatë çanta nuk është gjetur ende…

You may also like...