Kurti e akuzonte Thaçin për “marrëveshje të fshehtë me NATO-n”, tash ministri i tij e lutë KFOR-in ta shtojë prezencën në veri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takouar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Frenc Kajar, të cilit i ka kërkuar prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në veri. Por, vetëm 2 vite më parë, shefi i tij, kryeministri Albin Kurti e kishte akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se kishte nënshkruar “një marrëveshje të fshehtë me NATO-n”.

Mehaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Gjeneral Kajar është pajtuar që të rritet koordinimi mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it si dhe të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në kufirin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Tendencat destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj ndaj vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë të qarta dhe atyre do t’i kundërvihemi së bashku me aleatët tanë.”, ka thënë ai në Facebook.

You may also like...