LIVE: Rusia vendos në gatishmëri forcat e parandalimit bërthamor, i përgjigjet SHBA-ja (VIDEO)

Nëse sapo po na bashkoheni, ja një vështrim prapa në disa nga zhvillimet më të mëdha të sotme:

SHBA-ja i përgjigjet Rusisë për vendosjen në gatishmëri të forcat të parandalimit bërthamorZelensky pranon bisedimet me Rusinë, caktohet vendiNë ditën e katërt të luftës Rusi-Ukrainë, trupat hynë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv në veri-lindje, thonë zyrtarët lokalë. Por forcat ukrainase rifituan kontrollin e qytetit kyç të Kharkiv, tha guvernatori rajonal, kryteari i Kharkivit, Oleh Synyehubov, ka bërë të ditur se forcat ukrainase kanë arritur që ta kthejnë këtë qytet nën kontrollin e tyre,Një numër i madh njerëzish vazhdojnë të ikin nga Ukraina për në vendet fqinje si: Polonia dhe Moldavia.Vendet perëndimore thonë se do të heqin disa banka ruse nga rrjeti Swift, duke i shkëputur ato nga sistemi financiar ndërkombëtar.SHBA, Gjermania dhe Holanda po dërgojnë më shumë armë për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës.
Më poshtë gjeni zhvillimet minutë pas minute nga lufta në Ukrainë:

18:25 – Rusia pranon humbjet për herë të parë

Për herë të parë, ministria ruse e Mbrojtjes ka pranuar humbje në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.

“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special”, tha ministria e mbrojtjes në Moskë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

You may also like...