Lufta në Ukrainë frikëson shqiptarët/ Qytetari i kërkon llogari Ramës: Hapni urgjent strehimet nëntokësore. Ja si i përgjigjet Kryeministri

Lufta në Ukrainë ka frikësuar edhe shqiptarët, të cilët mesa duket kanë filluar të mendojnë për vendstrehime. Një prej tyre ka replikuar në Facebook me kryeministrin Rama, duke i kërkuar që të hapë tunelet nëntokësore, që janë bërë në kohën e diktaturës.
Ndërkohë kryeministri i shpjegon se Shqipëria nuk është më në kohën e xhaxhit, por një vend i NATO-s dhe shtetet mbrohen së bashku.

Qytetari: Hapni urgjente strehimet nëntokësore qe ka berë xhaxhi. Jepu urdhër bashkive ti pastrojnë. Të paktën të strehojmë fëmijët

Edi Rama: E para, nuk jemi ne kohen e xhaxhit jemi vend i NATO-s që dmth se vendet e NATO-s mbrohen të tëra së bashku edhe nëse një i vetëm sulmohet dhe e dyta, le te mësojmë t’i gëzohemi me shume lirisë, pavarësisë, demokracisë, Shqipërisë, duke luftuar si njerëz jo duke u zënë si qen për pikëpamjet e ndryshme dhe te punojmë me shume se bashku, duke e dëgjuar me shume njeri-tjetrin #TëBashkuarJotëNdarë

You may also like...