Ministri ukrainas publikon një foto përkrah presidentit, ka një porosi për rusët

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov ka publikuar së fundi një fotografi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai tha se janë orë jashtëzakonisht të vështira, por se gjithçka do të kalojë.

Ministri ukrainas deklaroi se Ukraina do të fitojë andaj këshilloi pushtuesit rus që të shkojnë në shtëpi, para se të jetë vonë.

“85 orë mbrojtje. Sulmi ndaj ukrainasve është i kotë.Thyerja e mbrojtësve nuk do të funksionojë. Duke na detyruar të dorëzojmë kryeqytetin, aq më pak. Orë jashtëzakonisht të vështira, por ato do të kalojnë. Pasnesër është pranverë. Ukraina do të fitojë, tashmë po fiton. Armiku që erdhi në tokën tonë do të shkojë në një drejtim të njohur. Prandaj i këshillojmë pushtuesit të shkojnë në shtëpi. Para se të jetë vonë”, shtoi ai

You may also like...