Putin i jep një urdhër ushtrisë për luftën në Ukrainë

Putin i jep një urdhër ushtrisë për luftën në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë, pas deklaratave që i quan “agresive” të vendeve të NATO-s, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë, ky është zhvillimi i fundit sa i përket agresionit të presidentit rus Putin ndaj Ukrainës.

Raportohet se Putin po takon ministrin e mbrojtjes Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Gerasimov në Kremlin.

Ai thotë se sanksionet perëndimore janë “të paligjshme” dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave parandaluese të Rusisë – d.m.th. ato bërthamore – në “një regjim të veçantë detyre”.

You may also like...