Ç’po ndodh? Lirohen të burgosurit e rrezikshëm, të gjithë në luftë

Ukraina po liron njerëz të rrezikshëm nga burgu për t’i dërguar në luftë. RT shkruan se nga bugu mund të lirohen persona të dënuar për vrasje e krime të tmerrshme. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës.

Të dënuarve u është lejuar që të zgjedhin gjithashtu edhe ekipin e tyre nga të burgosur të tjerë.

Nga burgu mund të lirohen:

– ish-komandanti i batalionit ukrainas “Tornado” i shpërbërë në 2015, Ruslan Onishchenko, i njohur për mizori dhe vrasje të shumta në Donbass;

– Serhiy Torbin, i dënuar në Ukrainë për organizimin e një sulmi ndaj aktivistes Kherson, Kateryna Handziuk (në vitin 2018 ai e dogji me acid, disa muaj më vonë gruaja vdiq), Torbin i është thënë të zgjedhë dhe një duzinë me njerëz të tjerë nga të dënuarit në mënyrë që t’i ketë në ekip për luftë.

– ish-ushtarak i brigadës së 72-të të mekanizuar Dmitry Balabukh, i dënuar për vrasje.

You may also like...