Elon Musk përfshihet në luftën e Ukrainës, ja vendimi i parë që mori kundër Rusisë

Miliarderi Elon Musk është përfshirë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale miliarderi bëri të ditur se SpaceX Starlink ka aktivizuar shërbimin e saj satelitor me brez të gjerë Starlink në Ukrainë.
Lidhja e internetit në Ukrainë është sulmuar nga ushtria ruse. Starlink transmeton sinjale për internet me shpejtësi të lartë nga hapësira, por nuk është ende i disponueshëm në mbarë botën.

Musk shkroi në Tëitter se kompania e tij po dërgonte terminale interneti në Ukrainë për të përdorur shërbimin, megjithëse ishte e paqartë se sa.

Ai po i përgjigjej zëvendëskryeministrit të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, i cili shkroi në Tëitter, “@elonmusk, ndërsa ju përpiqeni të kolonizoni Marsin, Rusia përpiquni të pushtojë Ukrainën! Ndërsa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira. Raketat ruse sulmojnë njerëzit civilë ukrainas!”.

You may also like...