Makina u prishet në rrugën mes dy ushtrive, pamjet dramatike nga rrethinat e Kievit

BBC i ka kushtuar një kronikë një rasti dramatik në Ukrainë, ku një familje së bashku me një foshnje, kishin mbetur në mesin e rrugës, pas një defekti në makinë. Në fakt familja ishte në një prej rrugëve të Kievit ku në njërën anë ndodheshin forcat ruse, ndërsa në tjetrën ato ukrainase.

Ushtarakët rusë, përfshi dhe civilë, qëndronin të fshehur në pyll me armë e me anti-tankë, në pritje të makinerive ruse, ndërkohë që në ajër dëgjoheshin shpërthime e të shtëna të shpeshta.

Ndërkohë që, familja me 5 anëtarë po mundohej të rregullonte njërën gomë të makinës, në mes të luftës. Familjarët dalin jashtë makinës, ndërsa nëna mban në krah foshnjen, e frikësuar për më të keqen.

“Të frikësuar jemi”-thotë Olena, nëna e gruas që mban në krah fëmijën. Gazetari i BBC-së e pyet se ç’mendim kanë për sulmin që Putin udhëroi ndaj Ukrainës e në atë moment një shpërthim i fortë dëgjohet.

“E dëgjove atë, ai (Putin) ishte”-thotë gruaja.

You may also like...