Putin merr goditjen e rëndë, shikoni çfarë po i ndodh Rusisë

Lufta e nisur nga Putin për të pushtuar Ukrainën ka sjellë disfata për Rusinë. Pasi G7, apo grupi i vendeve më të industrializuara, vendosën sanksione të a shpra financiare kundër Rusisë, për shkak të luftës së nisur Rusi-Ukrainë, monedha kombëtare ruse, RUBLA, ra në nivel rekord.

Mësohet se Rubla ra të hënën në 114 kundrejt dollarit amerikan, krahasuar me 83.7 në fund të javës së kaluar.
Monedha kombëtare ruse ka humbur rreth 40 % të vlerës së saj që nga fundi i tetorit, kur Rusia ka nisur të grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën.
Në fundjavë, G7 ka bërë të ditur se do të sanksionojë Bankën Qendrore të Rusisë dhe do t’i përjashtojë disa nga institucionet e saj më të mëdha financiare nga sistemi global bankar, i njohur si SWIFT.

Sanksionet e pengojnë aftësinë e Bankës Qendrore për të mbrojtur rublën duke i shitur rezervat e saj në monedhat e G7-ës.

Advertisements

Kujtojmë se Rusi i ka hapur l uftë Ukrainës dhe se prej 4 ditësh ka sjellë trazira në vend.

You may also like...