Sùlmohet faqja e Agjencisë Shtetërore të lajmeve Ruse, shpërndahen mesazhet që Putin nuk do të donte që t’i shikonte populli i tij

Faqja e internetit e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS është hakuar sot dhe u zëvendësua me mesazhe që pretendonin se presidenti rus Vladimir Putin po “i detyron” ata të “gënjejnë”.

Sipas Reuters, mesazhi ishte:

“Ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në v dekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj.
Putini po na detyron të gënjejmë dhe po na vë në rrezik…Nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!”

Mesazhi u hoq menjëherë, ndërsa faqja e internetit tani thotë: “Më falni, faqja që po kërkoni është aktualisht e padisponueshme. Ju lutemi provoni sërish më vonë.”

You may also like...