VIDEO/ Ushtarët rusë infiltrohen me uniforma ukrainase, por ekzekutohen në vend

Pamje të renda vijnë nga luftimet e përgjakshme që po zhvillohen në rrugët në periferi të Kievit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ushtarët rusë po përdorin uniformat e ushtrisë ukrainase për t’u infiltruar më thellë në territor.

Të njëjtat burime flasin për një incident në një parking të hapur përballë një kompleksi pallatesh në Obolon në veri të kryeqytetit ukrainas.

Nga pamjet e publikuara shihet si u ekzekutuan 2 rusë nga një ushtar ukrainas disa çaste pasi ata vodhën një kamion të ushtrisë ukrainase.

Dy pasagjerët, të maskuar si ushtarë ukrainas hapën zjarr ndaj ushtarëve të tjerë. Menjëherë pas kësaj, ndërsa të shtënat vazhduan, një ushtar ukrainas iu afrua dhe konfirmoi vdekjen e tyre.

VIDEO

You may also like...