“Do të jemi të pamëshirshëm ndaj rusëve” / Hakerat e “Anonymous”: Na prisni në 3 mars, do iu boshatisim bankat dhe do ndihmojmë Ukrainën!

Hakerat e famshëm në mbarë botën të grupit “Anonymous” kanë paralajmëruar qytetarët rus se më 3 mars ata do të marrin hak për Ukrainën, duke iu boshatisur të gjithë llogaritë e tyre bankare, dhe paratë do ia japin ushtrisë ukrainase.
Ata thonë se do të jenë të pamëshirshëm në sulmin e tyre dhe se rusët kanë vetëm 3 ditë kohë për ta ndaluar këtë që po ndodh.

Grupi i hakerave thotë se e ka ndjekur situatën në Ukrainë dhe thonë se Putin duhet të dënohet si njeriu që nisi luftën dhe mori jetën e qindrave qytetarëve ukrainas. Ata thonë se kanë gati një plan masiv hakerimi kundër Rusisë.

You may also like...