Nuk e mbështeti Rusinë në luftë/ Kina bën lëvizjen e papritur, ja propozimi që ka për Ukrainën!

Kina ka shprehur gatishmëri që të ndërmjetësojë në konfliktin Rusi-Ukrainë

Ministri i Jashtëm, Wang Yi ka telefonuar sot homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, e të cilit raportohet se i tha se Kina është e gatshme që të ndërmjetësojë konfliktin.

Siç shkruan The Guardian, Wang tha se Kina është jashtëzakonisht e shqetësuar për dëmet e shkaktuara ndaj civilëve në Ukrainë

Megjithatë ai vazhdoi të kishte një pikëpamje të ekuilibruar për veprimin e Rusisë në fqinjin e saj.

Ai tha se ndërsa Kina beson se siguria e një vendi “nuk duhet të vijë në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera” dhe se siguria rajonale “nuk mund të realizohet përmes zgjerimit të grupeve ushtarake”.

You may also like...