Përshkallëzohet situata në Ukrainë, Zelensky firmos dekretin e jashtëzakonshëm për ndihmë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar ditën e sotme një dekret që i hap rrugën kujtdo që do të luftojë në Ukrainë kundër Rusisë.
Bëhet me dije se ky propozim, por dhe kërkimi për ndihmë vjen për të gjithë personat pa pasur nevojë për një vizë. Dekreti ka hyrë tashmë në tashmë ka hyrë në fuqi dhe Ukraina ka filluar të formojë një legjion shtesë.

“Ukraina prezanton udhëtimin e përkohshëm pa viza për të huajt që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin e Mbrojtjes. Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret që prezanton një regjim të përkohshëm pa viza për të huajt që udhëtojnë në Ukrainë për të luftuar pushtuesit rusë.
Dekreti tashmë ka hyrë në fuqi. Kujtojmë se Ukraina ka filluar të formojë një legjion shtesë të mbrojtjes territoriale nga të huajt. Brenda pak ditësh, mijëra të huaj dolën vullnetarë për t’u bashkuar me Legjionin Ndërkombëtar për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia dhe Bjellorusia”, thuhet në njoftimin e mediave ukrainase.

Brenda pak ditësh, mijëra të huaj dolën vullnetarë për t’u bashkuar me Legjionin Ndërkombëtar për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia dhe Bjellorusia.

You may also like...