VIDEO /“Jemi 9 shqiptarë këtu! Më i madhi është 44 vjeç!Kemi kapur shumë robër rusë”

Ushtari shqiptar flet nga Kievi:

Ndonëse nuk kemi një sh ifër zyrtare, thuhet se mes ushtarëve ukrainas që l uftojnë p ërballë Rusisë në këto 4 ditë, janë edhe shtetas shqiptarë. Një i ri shqiptar, i cili nuk ka pranuar që të identifikohet, me arsyetimin se u c ënohet siguria atij dhe shumë bashkëkombësve të vetë, sjell rr ëfime d ramatike nga fronti i l uftës për BalkanWeb. Shqiptari, i cili kontakton me një numër amerikan, pohon se është pjesë e ushtrisë ukrainase, ndërkohë që prej vitesh ai jeton në SHBA.
Ai deklaron se bashkë me 9 shqiptarë të tjerë janë në front të l uftës 13 km në veri të Kievit, ndërkohë që shpreh sh qetësimet e tij nga terreni.

“Jemi 9 shqiptarë këtu. Më i madhi është 44 vjeç. Vijmë nga vende të ndryshme, jemi shqiptarë nga USA, apo dhe Kanadaja, ushtarë dhe ish-ushtarë”, tha ai.

Ai pohon se a rmiku (ushtria ruse) po a vancon drejt Kievit, ndërsa shton se këto f orca janë të shumta në numër. “Ata po avancojnë dhe b eteja është e v ështirë. Por pavarësisht se janë të shumtë në numër, nuk kanë g uxim. Shumë prej r obërve që kemi kapur, pohojnë se nuk ishin nisur për l uftë dhe se i kanë m ashtruar. Ata nuk duan të l uftojnë kundër Ukrainës.”, thotë shqiptari.

I pyetur se si është gjendja e ushtarëve shqiptarë, nëse ka pasur apo humbje në mesin e tyre apo dhe të p lagosur, shqiptari jep lajmin e mirë se ata gëzojnë shëndet dhe janë mirë.

“Falë Zotit jemi mirë të gjithë. Vetëm disa l ëndime të vogla”, shton ai. Madje shqiptari jep dhe video nga fushë b eteja, ku shihet se si kolegët e tij ukrainas f ilmojnë atë çka ndodh në terren, ku pamjet e l uftës janë të qarta. Në videot e siguruara nga BW shihet se si s ulmohen t anke, apo hidhen r aketa, ndërsa në qiell shfaqen sh tëllunga tymi, ndërsa ushtarët ecin të qetë, në misionin e tyre; për të l uftuar a rmikun. Po ashtu, shqiptari ka siguruar për BË edhe pamje nga fronti i l uftës dje në Kharkivi, ku shihet se si i zihet rruga dhe kapen mat t anket ruse. Ndër të tjera i riu ka dërguar edhe një video ku shfaqet një ushtar rus i kapur r ob. Ushtari rus, që ka d ëmtime në sy dhe është i fashuar, dëgjohet teksa flet në telefon ku sqaron se është kapur nga f orcat ukrainase.

You may also like...